Lidhja e Sarës dhe Bardhit brenda shtëpisë më të famshmë në Shqipëri, ka ndezur një debat të ashpër mes banores dhe Arbër Hajdarit gjatë prime-t.
Opinionisti përmendi historinë që Sara ka rrëfyer brenda shtëpisë, për një dashuri me një boksier të lënë pezull jashtë.
Arbër Hajdari: “Pse nuk ishte Bardhi ai që t’i thoje për boksierin, por i the Erjolës. Gjatë kohës që je me Bardhin, ti mban varësen. Ti i ke thënë Erjolës që ke një lidhje jashtë”.
Sara: “E ku e di ti kush ma ka dhënë atë varësen”?
Bardhi: “Ato detaje nuk ia kam kërkuar kurrë, se nuk më intereson e kaluara e kujt”.
Arbri Hajdari: “Unë solla një krahasim”.
Sara: “Duhet t’i specifikoja historinë”.
Arbër Hajdari: “Në fjaline tënde thuhet që ke lënë diçka pa mbyllur nga jashtë. Tani je e ndarë apo jo”?
Sara: “Unë këtë nuk e prisja nga ty Arbër. Jam shumë e ndarë Arbër. Në momentin që unë kam njohur Bardhin është mbyllur”.
Ledion Liço: “Je i kënaqur me përgjigjen Arbër”?
Arbër Hajdari: “Unë nuk jam kurrë i kënaqur”.
Diskutime rreth kësaj post