Pasditen e djeshme, zarfi i bardhë që mbërriti në shtëpinë e “Big Brother Vip3”, ku solli një rrëmujë për banorët.
Pasi u tha se do të zhvillohej një shfaqje teatrale, nisi menjëherë ndarja e roleve.
Por ndarja që u bë për Romeon dhe banoren që do të ishte përkrah tij, solli shumë debate në shtëpi.
Për të luajtur tragjedinë “Romeo dhe Zhuliet”, ai donte të kishte përkrah Heidin dhe jo Artën dhe për këtë arsye ai vendosi të mos luajë.
Pas kësaj filluan sulmet drejt Romeos, dhe i revoltuar ai u largua prej aty.
Duke shijuar një kafe në oborr me Gazin ky i fundit i thotë: “Me llafet e Eglës ë? Me llafet e Eglës unë do të kisha vrarë veten”.
“Unë të besoj më këtu? Po çfarë thua o vëlla”,– u shpreh Romeo.
Diskutime rreth kësaj post