Graciano Tagani është banori i parë për sezonin e tretë të “Big Brother VIP” që hap kutinë e Pandorës.
Të gjithë jemi bërë tashmë të njohur se si funksionon kjo kuti. Kështu, Graciano nxori në nominim Romeon, Heidin dhe Elvisin, veprim që ai e cilësoi si një “hakmarrje” ndaj aktorit.
Një reagim për këtë situatë e ka bërë edhe moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari. Ajo na kujton se në edicionin e BBV1 po ashtu ka ndodhur një situatë e ngjashme, ku Donaldi ka pasur në dorë ta ndryshojë nominimin midis tre miqve, por nuk e ka bërë. Fjoralba shkruan:
“Ja që njëherë e një kohë, Einxhel-Dagz-Ilir ishin të nominuar dhe Donaldi vendosi të mos ndryshonte treshen në nominim”.
Diskutime rreth kësaj post