Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij edhe sonte para mbështetësve demokratë, të cilët si çdo natë u mblodhën në rrugën e “Shpresës”.
Berisha iu ka drejtuar me një thirrje shqiptarëve për t’iu bashkuar protestës së opozitës me 20 shkurt.
“Para disa ditësh një polic, vagabond me mbiemrin Bistri, kishte lidhur një linjë të paligjshme përgjimi me të cilën spiunonte, ministrat, deputetët, drejtorët dhe me radhë.
Dhe gjasme Bistri punonte për Belindën.
Po ja pra, Bistri u kap linja u gjet, Belindës nuk i ndodhi asgjë, sepse kishte vepruar me urdhërin e Edi Ramës.
Kishte vendosur nën kontroll të plotë, bashkëpunëtorë dhe të gjithë për të kontrolluar besnikërinë e tyre ndaj Edi Ramës.
Në çdo vend të botës, intervista e Arben Ahmetajt ishte detyrim për dorëheqje, kurse në Shqipëri Edi Rama i kaloi këto me kodin e mafias, i kaloi me terror ndaj asambleistëve, të cilët duket se po i veçon si kokë turku të radhës.
Të dashur miq!
Edhe njëherë si përfundim në rast se mund ta vlerësonim asamblenë thjeshtë një film dal vivo, si ato të Martin Scorcezes, të organizatave kriminale, por kësaj here quhet asambleja e PS.
Krahasojeni atë me parlamentin e fjalës së lirë, rrugën e Shpresës, nata me ditën, e shkuara me të ardhmen.
Në dalje, Edi Ramës i doli përpara famëziu McGonigal.
Kërceu Rama nga sevdaja dhe ja mbathi, kur ju bë pyetja.
U ndala në këtë analizë miqtë e mi, sepse dita po vjen, se 20 shkurti është dita e zërit të shqiptarëve, e idealit të shqiptarëve, dita e fitores së shqiptarëve.
Ndaj dhe në 20 shkurt ftoj çdo shqiptar të bashkohet me qëndrestarët e rrugës së Shpresës, të bashkohet me ju për fitoren e pluralizmin, fitoren e demokracisë kundër mafias, diktaturës, për fitoren e Shqipërisë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Fitore, fitore, fitore”,-tha Berisha nga ballkoni./Opinion.al
Diskutime rreth kësaj post