Sara ka treguar shenja të para të xhelozisë ndaj tij. Sara është shprehur se ndjehet e pakënaqur dhe nuk e ndjen veten të respektuar nga ai. Si rezultat, ajo i ka vendosur kushte, duke kërkuar që Bardhi të mos ketë asnjë kontakt fizik me vajzat e tjera në shtëpi. Kjo situatë ka bërë që tensionet të rriten mes tyre dhe të shtohet drama në ambientin e BB Vip.
Sara:Kontakti fizik me gocat në shtëpi nuk më pëlqen. Zero. Kur vjen dikush të hedh dorën, të hedh këmbën te këmba jote, të fërkon, të përqafon, të puth në kokë, nuk e toleroj fare.
Ndërkohë që unë isha 30 centimetër larg ti duhet të ishe çuar nga aty. Mendoje vetë se kur. Të vendosë tjetra shalën, të të hedhë krahun dhe të të puthë në kokë ndërkohë që unë jam aty është mungesë respekti ndaj meje.
FaberMedia
Nuk i them dot çohu që aty, por ti vet duke patur femrën tënde aty, gjej një mënyrë, futja cohu merri cigaret vetë jo të më rehatohesh. Ti për respektin tim lëviz
Bardhi: Mos mendo shiko tek unë diçka që kë parë te dikush tjetër. Nëse ke patur dyshime unë nuk jam ai.
Sara: Kështu thonë të gjithë ‘që unë s’jam unë ai’. Nuk e shoh situatën mirë për ne të dy. Sepse ose po ndjehem keq ose po dal keq.
Diskutime rreth kësaj post