Një histori suksesi e dy vajzave shumë të reja, e cila nisi kur asgjë nuk jepte shpresë që të ishte e tillë, ka tërhequr vëmendjen e Edi Ramës për t’i bërë ato bashkëbiseduese në podcastin e radhës.
Edi dhe Ledi Xharkanji janë dy motra nga Korça që së bashku me familjen e tyre guxuan dhe i rezistuan shumë sfidave që në dy raste i vendosën dhe përballe rrezikut të vdekjes.
“U dogj shtëpia, dyqani dhe përsëri babi vendosi që të mos iki. E gjithë kjo periudhë ka qenë dmth që babi ka qenë i pari që ka marrë guximin dhe ne kemi qëndruar pas tij. Sa fillonim të ringriheshim pak, përsëri kishte diçka që na tërhiqte pas.”
Por frikrat për sigurinë e jetës dhe biznesit nuk i penguan, përkundrazi i motivuan, të nisin një sipërmarrje të tyren, fillimisht vetëm virtual e që aktualisht ka rezultuar shumë e sukseshme jo vetëm për to, por dhe për 20 të punësuarit e tyre.
“Kishim shumë fustane dhe menduam se çfarë mund të bënim edhe na shkoi në mendje që fillimisht të hapnim një faqe online dhe t’i reklamonim aty të gjithë ata fustane që t’i jepnim me qira fillimisht. Ka nisur komplet nga hiçi. Nuk kishim një ambient ku klientët të vinin. Fillimisht e kemi nisur në shtëpinë tonë. Ndamë një nga dhomat që kishim dhe aty prisnim klientët e parë.”
Nuk mungon një ofertë dhe për Edi Ramën që nuk ka fshehur asnjëherë pasionin për stilimin dhe rrobaqepësinë.
“Një vështirësi shumë e madhe ka qenë mosha sepse kur shkonim për të bashkëpunuar me stilistë të tjerë, kur ju prezantoheshim na shihnin çuditshëm. Kjo vajzë e vogël çfarë mund të më ofrojë, pse duhet ta bëj? Ne mernim mamin ose babit dhe ju thonim që do thuash që unë e kam dhe këto janë vajzat.”
“Do vij ta vizitoj punishten. Dyqanin s’jam i sigurtë, por punishten do vij ta vizitoj.”
“Me shumë dëshirë të presim.”tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post