“Kjo heshtje” do të thotë “se në botë nuk ka më asnjë vlerë morale apo parim themelor të së drejtës ndërkombëtare që mund të shërbejë si kornizë për konfliktet e mundshme të ardhshme”.
Kështu është shprehur ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, teksa vazhdojnë operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, të cilat nisën si kundërpërgjigje ndaj sulmit të 7 tetorit në Izrael.
Për Fidanin, heshtja është “bashkëpunëtor në gjenocid”.
“Nëse masakra në Gaza nuk ndalet, nëse zgjidhja me dy shtete nuk zbatohet në Palestinë, nuk është e vështirë të parashikohet se këto konflikte do të ndodhin përsëri”, tha ministri turk.
Diskutime rreth kësaj post