Sara dhe Ilnisa kanë qenë të përfshira së fundmi në debate të forta ku nuk kanë munguar as gjykimet personale dhe ofendimet.
Në një moment Ilnisa i thotë se “edhe nëse të gjen dikush në rrugë, ty nuk të merr njeri”. Mesa duket Sara është prekur nga ky koment dhe i ka thënë Ilnisës se ajo nuk ka një familje. Ilnisa ka reaguar keq, ku sipas saj përfshirja e jetës së saj personale në lojë nuk është normale.
Ilnisa: Turp t’i vijë, përdor historinë e jetës të vetë për një lojë, turp t’i vijë. Sapo më tha që unë jam rritur pa familje, se më ka folur vetëm për tezen. Turp t’i vijë. Nuk paska gjë më të ulët sesa kjo, bashkë me atë Erjolën që është pleksur. Por 200 të bëhen si ato, mua nuk më rrëzojnë dot, se unë rri në këmbë. Më është prishur gjaku nga neveritë që po ndodhin këtu. Me mua të mos ngatërrohet, unë kam vënë duart në kokë sot. Kjo është dhimbje, si mundet një njeri të shkojë deri këtu, të përdorë historinë personale për një lojë, duke më baltosur mua (qan). Ajo është një person i rrezikshëm, ky është mesazhi? Se unë shkoj e ngacmoj me ndonjë fjalë, të arrijë në këtë pikë, të përdorë historinë personale, pa e ditur unë. Që kur e puthi ky publikisht ndodhi kjo. Është e neveritshme. Unë as e dija që ajo ishte pa familje.
Meri Shehu: Çlidhje ke ti me familjen e saj?
Ilnisa: Sepse unë i thashë që ty të të gjejë njeri në rrugë, nuk të merr. Se kjo është floriri, kupton? Është dramatike. Është pa karakter, vetëm mashtron.
Diskutime rreth kësaj post