Avokati Spartak Ngjela i ftuar në një emision televiziv është pyetur për ndodhitë në BBV3. Sipas tij, i është kërkuar të marrë pjesë më herët, por nuk e pëlqen izolimin.
Ngjela shprehet i sigurt se nëse do hynte, do e fitonte çmimin e madh. Sa i përket tre konkurrenteve të BBV Roza, Ilnisa dhe Rike, Ngjela thotë se ato po luajnë rolet e një teatri.
Spartak Ngjela: “Mua më kanë kërkuar ata, por e kam refuzuar para dy-tre vitesh. Janë dy arsye, nuk do ma rriste audiencën, do mbaja audiencën time dhe me atë mund të fitoja, por çështja është që atje je në izolim dhe mua nuk më intereson izolimi sepse kam shumë çështje të hapura në kuptimin pozitiv të fjalës. Atje mund të rrish 2-3 muaj.” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post