4 persona raportohet të kenë mbetur të plagosur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Fier-Seman. Burime paraprake për gazetaren Anila Sefa bëjnë të ditur se 2 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga përplasja, një prej tyre ka përfunduar në trotuar.
Të janë dërguar në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore. Në vendin e ngjarjes ndërkohë ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti të dyfishtë.
“Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Fier-Seman”, në fshatin Ferm Çlirim, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasi M. L., 57 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasi Dh. L., 37 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve, shtetasit M. L., Dh. L., si dhe dy pasagjeret e automjetit tip “Toyota” shtetaset I. D., dhe A. D., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit“, tha policia në një njoftim për mediat.
Diskutime rreth kësaj post