Ish-opinionistja e “Big Brother Vip Albania”, Balina Bodinaku, duket se e ndjek sezonin e tretë të këtij reality show dhe i ka bërë përshtypje sjellja e Roza Latit dhe Ilnisa Agollit.
Përmes postimeve në “Instagram”, ajo ka thënë se sjellja e Ilnisës dhe e Rozës, janë të përsëritura dhe të toleruara nga Vëllai i Madh.
“Si sjellja e Ilnisës, ashtu dhe ajo e Rozës, përveçse të përsëritura, janë sjellje të toleruara dhe inkurajuara nga Vëllai i Madh”, shkruan Balina në postimin e parë.
“Mendoj se loja nuk do të prishej aspak nga penalizimi, deri dhe në përjashtim, nëse do të jetë e nevojshme, e kujdo që nga ajo shtëpi shpërndan kaq shumë urrejtje. Krejt e kundërta, do ta çonte “Big Brother” në nivel krejt tjetër”, duke shtuar edhe hashtag-un #stopgjuhëssëurrejtjes.
Kujtojmë se Balina Bodinaku, ka qenë opinioniste e “Big Brother VIP Albania 1”, krah Arbër Hajdarit.
Diskutime rreth kësaj post