Mesditën e së premtes në botërorin e të rinjve në Port dy Soleil në Francë, Lara Colturi arriti të ngjitet në podium ashtu si edhe një vit më parë duke u renditur në vendin e tretë në kategorinë e femrave për Slalomin Gjigant.
Skuatorja që garon për Shqipërinë është me pritshmëritë më të larta për këtë Botëror nisur edhe nga paraqitjet e bëra në etapat e Kupës së Botës për të rritura.
Si në lëshimin e parë ashtu edhe në të dytin, e prezantuar si talenti më i madh i Europës nga specialistët francez në këtë garë, Lara Colturi regjistroi kohën e tretë më të shpejtë.
“Më quajnë legjendë e re, por unë jam akoma shumë e vogël, por jam duke bërë shumë mirë, por kam kohë dhe pas dëmtimit jam duke bërë mirë dhe jam e kënaqur. Jam gjithashtu e kënaqur për këtë vend të tretë, bëra disa gabime dhe nga gabimet mësoj. Kështu që dalëngadalë do të rritem e di të përmirësohem“-u shpreh Lara Colturi për gazetarin e TCh, Endi Tufa.
Ditën e shtunë Colturi do të ketë mundësinë të shprehi talentin në kategorinë e slallomit në një tjetër provincë të Francës, për të mbyllur aktivitetin e të rinjve dhe për t’ju rikthyer Kupës së Botës për të rritura me etapën e Andorrës javën e ardhshme.
Diskutime rreth kësaj post