Forcat e sigurisë në Turqi kanë arrestuar 7 persona të dyshuar se i kanë kaluar informacione shërbimit të inteligjencës izraelite, Mossad. Arrestimet erdhën pas një bastisje të policisë dhe agjencisë së inteligjencës turke në Stamboll dhe Izmir.
Një muaj më parë, 34 persona të dyshuar si të lidhur me Mossad u akuzuan për spiunazh. Presidenti Erdogan ka paralajmëruar Izraelin për “pasoja të rënda” nëse godet anëtarë të Hamasit në tokën turke.
Turqia, ndryshe nga shumica e vendeve Perëndimore dhe disa shtete arabe nuk e klasifikon Hamasin si organizatë terroriste. Atje ka një mbështetje të fortë për palestinezët në Turqi, me dhjetëra mijëra që marrin pjesë rregullisht në Stamboll apo qytete të tjera.
Ankaraja nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare në lidhje me arrestimet e së premtes. Disa media duke cituar disa burime jozyrtare thonë se agjencia e inteligjencës turke, MIT, kanë përdorur detektivë privatë për të monitoruar, fotografuar dhe gjurmuar anëtarë të dyshuar të Hamasit.
Në Janar, ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, tha se 34 persona u akuzuan për spiunazh ushtarak ose politik në emër të inteligjencës izraelite. Mossad besohet se ka rekrutuar palestinezë dhe sirianë që jetojnë në Turqi për këto operacione.
Kujtojmë se Presidenti Erdogan ka qenë i hidhur me fjalët ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që kur lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi. Erdogan i përshkroi veprimet e tij në Gaza si genocid dhe muajin e kaluar e krahasoi me Hitlerin.
Ndërsa zyrtarët e inteligjencës izraelite janë betuar që të godasin Hamasin edhe jashtë territorit palestinez, duke përfshirë Libanin, Katarin dhe Turqinë.
Diskutime rreth kësaj post