Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë në Kuvendin zgjedhor të degës 8 dhe 2 në Tiranë ditën e sotme. Nga aty Basha ka deklaruar se një pakicë kërkon që Shqipëria të jetë në kontrollin e një grupi politik, me një grusht njerëzish që menaxhojnë pasuritë dhe pushtetin ekonomik.
Ai shtoi se vendi është në autokraci, ku njerëzit që sundojnë e kanë marrë pushtetin dhe e mbajnë për veten e tyre dhe për një grusht klientësh të tyre.
“Është beteja e një pakice që do të mbajë këtë gjendje. Që e do Shqipërinë kështu, në kontrollin politik të një grupi politik, me një grusht njerëzish që menaxhojnë pasuritë dhe pushtetin ekonomik. Dhe me riciklimin e një grushti fytyrash që kanë dekada që okupojnë median shqiptare.
Synimi është i qartë: pasuritë e këtij vendi, paratë e shqiptarëve, fatet e këtij vendi ti kontrollojnë një pakicë absolute. Kjo është autokracia, sundimi i njerëzve që e kanë marrë pushtetin dhe e mbajnë për veten e tyre dhe për një grusht klientësh të tyre”, u shpreh ai mes të tjerash.
Diskutime rreth kësaj post