Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi në një studio televizive thotë se grupi që mbështet Gazment Bardhin, nuk ka diskutuar mundësinë për formimin e një partie të re.
Korreshi u shpreh se ka ende porta të hapura, ku po diskutohet bashkimi i Partisë Demokratike.
“Nuk kemi folur për një parti të re. Shqipëria ka dhënë provat, edhe kur ka pasur disa deputetë për të krijuar parti të re, shkon më tepër te dualizmi PD-PS. Mund të kemi një forcë më të vogël, pastaj varet nga sistemet elektorale të cilat penalizojnë partitë e mëdha dhe të vogla. Nuk diskutohet, sepse përderisa ka ende të hapura porta bashkimi, është e kotë të mendojmë për alternativa nëse jemi në diskutim e sipër për një gjë”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post