Roza Lati ka ndarë me banorët e BBV3 histori të jetës së saj private, që nuk i ka treguar kurrë më parë për publikun.
Ajo tregon se babai i saj e ka dashur shumë të ëmën, por kur u prek nga tumori në tru, ai u bë shumë agresiv, madhe edhe ka ushtruar dhunë. Roza tregon një moment kur i kërkoi të atit 50 lekë për një çimçakiz dhe e rrahu. Sipas moderatores, tumori i mori dhe jetën atit.
“Kur i kam kërkuar për herë të parë 50 lekë për çamçakëz më ka rrahur, sepse im atë ka qenë i dhunshëm. Ai ka ndërruar jetë nga tumori në kokë dhe kjo është arsyeja e dhunës së tij. Mbaj mend sa kishin dalë çamçakëzat e parë kam qenë 5 vjeçe ai ishte te puna e tij dhe vajta se pashë shoqet e mija që kishin marrë çamçakëzi, kanë qenë disa me ngjitëse te dora edhe më ka rrahur pse i kërkova 50 lekë çamçakëz. Ai ishte agresiviteti i tij që i rrëshqiste, sepse im atë ka ndërruar jetë nga tumori në kokë. Duke u rritur ashtu unë tani kjo goca këtu, më vjen zor të kërkoj lekë, më vjen zor të lyp sepse jam rritur në këtë mënyrë dhe e kam traumatike. Dhe mami këtë gjë e di. Rita m’i ka mbuluar të gjitha gjërat pa ja kërkuar fare”, tregon ajo.
Diskutime rreth kësaj post