Adele pritet të surprizojë fansat në Evropë pasi këngëtarja ka konfirmuar se po përgatitet për koncerte të reja. Kjo shënon herën e parë që nga viti 2016 që ylli i muzikës rikthehet në Evropë me shfaqet e saj.
Superylli botëror, i cili aktualisht po performon çdo javë në një rezidencë në Las Vegas, do të ngjitet në skenën në datat 2, 3, 9 dhe 10 Gusht.
“Nuk mund të mendoja një mënyrë më të mrekullueshme për të kaluar verën time dhe për t’i dhënë fund kësaj faze të bukur të jetës dhe karrierës sime me koncerte më afër shtëpisë gjatë një vere kaq emocionuese.’-shkroi këngëtarja në rrjetet sociale.
Javën e kaluar, këngëtarja konfirmoi se planifikon të nisë një turne tjetër botëror pas publikimit të albumit të saj të ardhshëm, por pranoi se albumi nuk do të dalë së shpejti.
Diskutime rreth kësaj post