Paralajmërimet e ngritura nga udhëheqësit dhe gjeneralët perëndimorë se Rusia synon të sulmojë vendet e NATO-s pas Ukrainës janë “absurde”. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov në një tryezë të rrumbullakët me diplomatët për situatën në Ukrainë, raportojnë mediat e huaja.
“Ata thonë se nëse Rusia fiton dhe mbron interesat e saj në këtë luftë, atëherë vendet baltike, Suedia dhe Finlanda do të jenë të radhës”, nënvizoi Lavrov, cituar nga agjencia Tass, duke shtua se këtë hipotezë e ka mbështetur edhe presidenti amerikan Joe Biden.
“Absurditeti i deklaratave të tilla është i qartë për të gjithë, për këdo që ka sadopak kuptim të historisë dhe i kupton qëllimet që ne i vendosim hapur vetes”, tha ministri rus.
Lavrov tha se ndër këto objektiva është luftimi i përpjekjeve për të “transformuar territoret moderne në të cilat rusët dhe popujt e tjerë të Rusisë kanë jetuar për shekuj në një trampolinë nga e cila NATO, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, do të kërcënonte sigurinë e Federatës Ruse.” tha Lavrov.
Diskutime rreth kësaj post