Esmeralda Dauti, pronarja e noterisë që iu vendos tritol të martën në zonën e ish Bllokut në Tiranë, ka deklaruar para uniformave blu se nuk ka konflikte të mëparshme. Megjithatë, Dauti e ka lidhur vendosjen e eksplozivit me profesionin e saj, duke thënë se dyshon se është sulmuar për këtë arsye.
Sipas policisë, është vendosur një sasi 50-100 gram tritol me fitil. Policia po hap kamerat e sigurisë për të parë si është vendosur lënda eksplozive, dhe për identifikimin e autorëve. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Nga pamjet, shihet se është dëmtuar fasada e jashtme dhe dera kryesore.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar edhe një automjet që ishte parkuar para noterisë, ndërsa i janë thyer xhamat edhe një biznesi tjetër ngjitur me noterinë.
Diskutime rreth kësaj post