Banorët e ‘BBV’ të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Ndërkohë, i ftuar në “Big Brother Radio” ishte Alfio Rrotani. I eleminuar disa ditë më parë nga “BBV3”, Alfio përshkroi këtë eksperiencë të veçantë.
“Ta rikapësh ritmin pas qëndrimit në atë shtëpi, nuk është e lehtë… Nuk do kisha ndryshuar asgjë. Do kisha hapur debate për gjëra që nuk më përkasin. Kur je aty brenda të mungojnë shumë gjëra, edhe jeta reale që disa herë na duket monotone, ti aty brenda kupton sa gjëra të bukura ke patur dhe fillojnë të mungojnë të gjitha. Fama erdhi një moment që më shumë më prishi punë, ndaj bëra një ndalesë dy vjeçare. Prandaj e bëra këtë rikthim për t’u rifutur në emision, për të patur një rikthim në televizion me një emision kuzhine. Top Channel është shtëpia ime e parë, aty ka filluar çdo gjë. Falë Top Channel, jam në Shqipëri kam plotësuar ëndrrat e mia…”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post