Ditën e sotme, i ftuar në programin “Mos i bjer me top”, drejtuar nga Ronaldo Sharka ka qenë gazetari Kledis Okshtuni, i cili ka punuar së bashku me Roza Latin, për tre sezone.
Gazetari ka bërë akuza shumë të forta ndaj moderatores, duke u shprehur se i trajtonte keq jo vetëm atë por edhe të ftuarit. Sipas tij, Roza ka nevojë për ilaçe.
“Pasi ndërpreva bashkëpunimin me Rozën, kam kaluar një periudhë tepër të keqe, thuajse 1 vit pauzë, duke mos patur asnjë kontakt, asnjë dalje publike”, shprehet gazetari. Sipas tij, Roza vuan nga deliri i madhështisë.
“Mua më bëhet qejfi që është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri sepse njerëzit po arrijnë të njohin se me kë më është dashur të bashkëpunoj për tre vite. Një njeri që nuk ka kurrë një “mood” konstant dhe mendoj se herë pas here mund të ketë nevojë për medikamente qetësuese sepse nuk e merr kurrë vesh se çfarë ka”.
Kledisi ka shtuar gjithashtu se Roza ka patur probleme edhe me të ftuarit, madje sipas tij kjo shihet edhe nga fakti se pse personazhet publik nuk e mbështesin. Me tej, gazetari ka shtuar se ajo e ka trajtuar shumë keq Meritonin kur e ka patur si të ftuar në program.
“Në momentin që Meritoni ka ardhur për të dhënë intervistën, Roza i është drejtuar shumë keq duke i thënë se ‘si ka mundësi që ke ardhur me këtë veshje, nuk ke respektuar emisionin tim’ dhe ndërkohë kur fton një person, nuk ke si ndërhyn tek veshja”.
Kledisi ka zbuluar madje dhe arsyen e vërtetë të përplasjes mes Rozës dhe Merit, duke u shprehur se në fakt ajo ka dashur ta ftojë në emision por ajo ia la “seen”, duke mos kthyer asnjë përgjigje dhe Roza e ka marrë gjithçka personale.
Sa i përket rreth mënyrës se si Roza e trajtonte gjatë kohës kur punonte me të, Kledisi ka rrëfyer:
“Fillimisht nuk ka qenë aspak bashkëpunuese. Roza nuk ka qenë kurrë dashamirëse që të më linte mua minutazhin e duhur. I priste momentet më delikate dhe më të bukura që publiku mund të më njihte mua si Kledisi dhe madje ma ka thënë në surrat se ‘nuk e meriton Kledis, vëmendjen e dua vetëm unë’ dhe kam vendosur ta bëja këtë punë me vetëdijen e plotë sepse e kisha pasion”.
“Ka qenë gjithmonë një referencë negative dhe ka hedhur baltë mbi emrin tim“, ka shtuar gazetari.
Diskutime rreth kësaj post