Pavarësisht kundërshtimeve si nga opozita shqiptare dhe ajo italiane, por edhe nga organizatat për të drejtat e njeriut, si antiligjore, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të miratojë marrëveshjen Meloni-Rama për refugjatët.
Sipas gjykatës kjo marrëveshje është në përputhje me Kushtetuese. Kujtojmë se marrëveshja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga 30 deputetë të opozitës.
Pak javë më parë, grupi i deputetëve demokratë, depozituan dy padi në Gjykatën Kushtetuese ku kërkonin shfuqizimin e saj pasi sipas tyre binte ndesh me ligjin themeltar të shtetit shqiptar.
Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në Gjadë dhe Shëngjin pritet të ngrihen dy kampe për të pritur refugjatë e jashtëligjshëm. Deri në 30 mijë të tillë do të strehohen në Shqipëri.
Së fundmi, Amnesty International në një deklaratë tha se “skema për ndërtimin e qendrave të ndalimit të emigrantëve në Shqipëri është pjesë e një tendence më të gjerë ndërkombëtare për të zhvendosur kontrollin kufitar dhe përpunimin e azilit në vendet e treta: një lëvizje që kërcënon të drejtat e njeriut të migrantëve dhe refugjatëve dhe mund të çojë në vuajtje më të mëdha”.
Diskutime rreth kësaj post