Një burrë është arrestuar në Meksikë pasi hapi derën e urgjencës në një aeroplani dhe u ngjit në krahun e aeroplanit.Burri ndërmori veprime pasi avioni me destinacion qytetin e Guatemalës kishte ngecur për orë të tëra në pistë pa ajër të kondicionuar apo ujë për pasagjerët.
Aeroporti Ndërkombëtar i Meksikës tha se nuk ishte shkaktuar asnjë dëm, por se pasagjeri ishte dorëzuar në polici.
Megjithatë, pasagjerët e tjerë kanë shkruar një deklaratë të përbashkët, duke thënë se personi, i cili doli nga avioni, kishte mbështetjen e të gjithëve.
Incidenti ndodhi të enjten e kaluar, rreth orës 11:30, pasi avioni u vonua rreth 3 orë.
Vonesa u shkaktua nga një problem mirëmbajtjeje, tha një raport i mëvonshëm.
Nuk është e qartë nëse burri ndodhet ende në paraburgim, ose me çfarë akuza mund të përballet.
Megjithatë, pasagjerët e zemëruar e panë incidentin në një këndvështrim tjetër.
Diskutime rreth kësaj post