Albano Bogdo, si një prej artistëve më të mirë dhe më të përfolur në Shqipëri, ka treguar lidhur me famën që ai ka patur përgjatë gjithë viteve që ka punuar në televizion.
Të qenurit i famshëm atë e ‘bezdis’ dhe është shprehur se nga fama ka kaluar në depresion dhe është hasur me ditë shumë të vështira në jetën e tij.
‘Jam lodhur! Sinqerisht unë kam kaluar depresion nga fama, nuk dua të jem i famshëm. Dua të bëj jetën time. Gjëja e fundit që dua në jetë është të bëj skupe dhe të vem kështu në qendër të vëmëndjes, sidomos për keq, mbas gjithë atyre viteve, të thonë vetëm gjëra të mira për punën, e papritur bëhesh njeriu negativ i kombit.’
Diskutime rreth kësaj post