Për ish-presidentin Bamir Topi, Kuvendi i Shqipërisë dhe komisionet, kanë humbur funksionin e tyre.Në një intervistë në “Breaking” në Top News, Bamir Topi tha se problemi nis me përbërjen e parlamentit dhe nivelin e tyre, për të cilët tha se disa prej tyre nuk janë as të arsimuar. Sipas tij, kjo situatë e nxehtë dhe përplasjesh mes palëve, nuk po sjell asgjë.
Këtë situatë, Topi bëri përgjegjës “dy arkitektët që janë gati të bëjnë 2008 biss, që janë të dy në lojë njëri është jashtë, njëri izolim në shtëpi dhe e kanë bërë çorap këtë histori”.
“Kjo situatë përkeqësohet çdo ditë, atë ambient e njoh shumë mirë. Përbërja e parlamentit, niveli i tyre, një pjesë e mirë e tyre, në maxhorancë nuk përfaqësojnë asgjë. Nuk dua të bëhem cinik por më lejoni të flas hapur, një pjesë e tyre nuk janë të kultivuar në pjesën urbane, nuk janë të lexuar, nuk janë të shkolluar. Në rrjetën e dekriminalizmit kanë rënë shumë prej tyre dhe vazhdojnë të bien. I tillë është niveli i tyre. Ai ambient nuk ofron asgjë dhe ky është një defekt strukturor i parlamentit, manifestohet defekti i madh i ligjit për të bërë formacione politike me firmën e kryetarit. Ne kemi deputet dhe grupe politike të klonuara, një dit të bukur do e shihni një deputet si kryetarin e tij. Ky ambient ky mjedis, mënyra si po zhvillohet mua personalisht nuk më jep asnjë lloj shprese. Parlamenti nuk funksionon, komisionet nuk funksionojnë, ligjet miratohen me sekonda.
Dy janë arkitektët, që janë gati të bëjnë 2008 biss, i ke të dy në lojë njëri është jashtë, njëri izolim në shtëpi por janë aty. E kanë bërë çorap këtë histori. E kanë kiminë e komunimit e tyre që të rikthehen dhe të mbijetojnë dhe ta lënë Shqipërinë ta katandiset siç është katandisur”.-tha Topi.
Si ish-president, Bamir Topi tha se edhe funksioni i institucionit të presidencës ka ndryshuar dhe sot, presidenti nuk zgjidhet më, por emërohet.
“Unë besoj që institucioni i presidenti e ka një rol, por edhe funksioni i presidentit, ka ndryshuar. Nuk e kam fjalën për zotin Begaj, flas për institucionin. Është një apendiks i maxhorancës, janë ato dy arkitektët që e kanë realizuar. Kanë menduar vetëm për fatin e tyre, sepse duke pasur një president me 71 vota, ato nuk bien asnjëherë në krizë në mxhorancë. Ju i keni presidencat me radhë, nuk ishte faji i tyre. Por i kësaj klauzole të ndryshimit të kushtetutës për zgjedhjen me 71 vota. Nuk është më zgjedhje, por një lloj emërimi”.
Topi tha se kaosi në komisione po bëhet me qëllom që të çmontohet partia e Bashës, ndërsa këtij të fundit i bëri thirrje që të ulet në debate politike me pjesën tjetër të opozitës.
“Analiza ime bëhet në një drejtim tjetër, problemi nuk është te nevoja për të pasur një ligj të ri. Nevoja është për të zmontuar partinë e Bashës. Për mua që e njoh atë formacion politik, qëllimi nuk është për të bashkë drejtuar një komision, është çështje formale. Përderisa OSBE/ ODIHR thotë duhet të jenë të gjithë, bashkëkryetari këtu kërkohet për trofe. Qëllimi është zmotimi i partisë së Bashës, ky është qëllimi i Berishës. Sali Berisha sot paradoksalisht është shumë afër me Edi Ramën. A është e premte sot, e enjtja pre supozon natën e debateve politike në çdo emision, askush nuk mund të mohojë që një pjesë e mediave të mos jenë direkt të influencuera nga Edi Rama dhe Berisha. Si ka mundësi që në të gjitha emisionet nuk kishte një përfaqësues të PD nga Basha.
“Nuk pranojnë të ulen bashkë në një tavolinë”– tha moderatorja Dafina Hysa .
“Atëherë i takon Zotit basha të mbajë një qëndrim të drejtpërdrejt për këtë, situata është akoma më e rëndë nëse është këtu”-përfundoi Bamir Topi.
Diskutime rreth kësaj post