Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një grua 46-vjeçare, ka vrarë më thikë burrin e saj 56-vjeçar. Mësohet se burri është goditur disa herë më thikë në trup dhe në fyt.
Sipas informacioneve, çifti kishte probleme personale dhe në punë.
Gjithashtu, 46-vjeçarja i ishte nënshtruar një ekzaminimi psikiatrik mëngjesin e së enjtes.
Bashkëshorti i saj e kishte shoqëruar gruan në spital.
Gjithashtu, në vitin 2020 ajo u shtrua në departamentin e psikiatrisë të të njëjtit spital.
Diskutime rreth kësaj post