Teksa foli për avancimin e kushteve në spitalet rajonale dhe autonominë menaxheriale për bluzat e bardha, Rama ndau dhe eksperiencën e tij si pacient në QSUT. Ai thotë se përpos shërbimit cilësor që mori, e bëri të ndjehet mirë dhe ajo çfarë i tha një nga mjekët që asistoi në ndërhyrjen e tij kirurgjikale.
“10 vite më parë këto pamje do ishin thjesht dhe vetëm pamje të një dëshirë, të një ëndrre që dukej absolutisht e pamundur të realizohej në një kohë relativisht të shkurtër. Sot jemi në një stad krejt tjetër dhe këtë e konfirmoj edhe si pacient i QSUT-së dhe jo më larg se pardje në mos gabohem, ministri i Jashtëm bëri një operacion në Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme më shkruan dhe mesazh që nuk e besoj dot akoma që ky është spitali ynë në Tiranë, dhe kështu dëshmojnë shumë njerëz që kanë kaluar nga ai spital që është për nga kushtet dhe ekspertiza e mjekësve, është ndër spitalet më të mira të Europës. Patjetër që më vjen mirë ta kujtoj se çfarë më tha një nga operuesit e mi dhe po e citoj se ai është demkrat 24 karat, ishte nder të të kishim në sallën e operacionit më tha, për herë të parë në shërbimin shëndetësor një kryeministër. I them këto për të sjellë në aktualitetin e kohës së sotme këtë përpjekje pa të cilën do ishte e pamundur të mblidheshim sot për kartat e autonomisë spitalore.”
Kujtojmë se kreu i qeverisë iu nënshtrua një ndërhyrjeje për heqjen e apandesitit më 17 Prill të vitit të kaluar. /tvklan.al
Diskutime rreth kësaj post