Jamarbër Malltezi, pas 4 orëve të Prokurorinë e Posaçme ku është pyetur për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ai është shprehur se SPAK ka presin nga kryeministri Rama në mënyrë të vazhdueshme dhe se kështu ka delegjitimuar Reformën në Drejtësi.
Gjithashtu Malltezi u shpreh se donte të dorëzonte në SPAK dokumentet me denoncimet e bëra nga PD për tjetërsimin e pronave në Tiranë, por tha se prokurorët nuk guxuan t’i merrnin.
“Kemi presionin që Rama i ka bërë SPAK në mënyrë të vazhdueshme, duke delegjitimuar reforman në drejtësi. Ajo që ka rezultuar se i gjithë procesi nuk ka dëm në financat publike. Nuk guxuan t’i merrnin, për denoncimin që ka bërë PD për tjetërsimin e pronave në të gjithë Tiranën. Nuk kanë preferuar t’i marrin këto dokumente”, tha Malltezi.
Kujtojmë se për Jamarbër Malltezin, SPAK thotë se ai dyshohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, të kryer në bashkëpunim me ish kryeministrin Sali Berisha, duke qenë se sipas saj, duke shfrytëzuar pozitën e kreut të qeverisë, ka marrë përfitime gjatë procesit të privatizimit të ish klubit sportiv Partizani, ndërsa ka arritur të përfitojë në formën e fitimeve të kompanisë, e cila hyri në marrëdhënie për ndërtimin e kompleksit të pallateve afro 5.4 milionë euro.
Sipas prokurorisë ai është paraqitur si investitor në punimet e ndërtimit të pallateve pa investuar dhe ka kryer veprime financiare e transaksione për të fshehur origjinën e parave të përfituara, e për këtë arsye dyshohet se ka kryer dhe “pastrim parash”.
Malltezi ka bërë rekurs këtë të enjte (25 janar) në Gjykatën e Lartëkundër masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Diskutime rreth kësaj post