I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë avokati Spartak Ngjela. Ai ka folur më shumë lidhur me dhunën ndaj grave, nisur dhe nga deklarata e rëndë e ish-futbollistit Klodian Duro brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, deklaratë që solli dhe eliminimin e tij nga gara.
Aktualisht, si është situata e dhunës ndaj grave në Shqipëri?
Ka rënë dhuna e burrit ndaj gruas, si përqindje, por ekziston. Arsimi, kultura, televizioni, erotika e ka bërë efektin e vet që e ka ulur dhunën. Jo ndonjë përqindje të madhe, por e ka ulur. Në Shqipëri po spikat shumë tani intelekti i gruas. Në zyrën time, në çështjet penale, vajzat fitojnë…
A janë shtuar rastet e denoncimit të dhunës në Shqipëri?
Janë shtuar rastet e denoncimeve, sepse gruaja ka marrë më shumë fuqi. Një nga arsyet është njohja me qytetërimin. Një arsye tjetër është pasurimi. Me bukurinë, talentin, krijon mirëqënie. Të gjitha këto japin një lloj personaliteti. Këto e bëjnë të dallohet edhe në një bar, ajo nuk është e shtyrë ndaj flirteve, është shumë e kursyer.
Avokati Ngjela vijon duke thënë mbi flirtin:
Flirti inicohet nga gruaja, jo nga burri. Nëse ajo e lëshon ‘lazerin’ apo jo. Vajza që është inteligjente, që ka bisedë dhe shikim erotik, ajo bën dashuri. Burri nuk e ka këtë ndjesi superiore, vetëm ajo e ka. Ajo bën orgazma, vazhdon lojën, dhe ti nuk di gjë fare. Por ka bërë këtë dashurinë e saj, që di vetëm ajo.
Diskutime rreth kësaj post