Sot, të paktën 60 emigrantë u shpëtuan nga një varkë pranë Qipros, pasi ishin bllokuar në det për ditë të tëra, mes tyre tre fëmijë, njoftuan autoritetet qipriote.
Autoritetet dërguan helikopterët e shpëtimit dhe anijet patrulluese, pasi një anije tregtare raportoi se kishte parë një varkë të vogël peshkimi prej druri rreth 30 milje detare nga Kepi Greko, pika më juglindore e Qipros.
Autoritetet thanë se të gjithë emigrantët u dërguan në spital, duke përfshirë katër të cilët u gjetën pa ndjenja dhe tre që kishin dëmtuar gjymtyrët e poshtme.
Dyshohet se anija ka nisur nga Libani më 18 janar, raporton Reuters.
Qipro ndodhet rreth 185 km në perëndim të Libanit dhe Sirisë.
Muajt e fundit ka pasur një rritje të të ardhurve nga të dy vendet, duke rritur shqetësimet për një valë të re migracioni të lidhur me tensionet në Lindjen e Mesme.
Diskutime rreth kësaj post