Princi Harry po përjeton një sërë emocionesh, ndërsa familja përtej oqeanit po përballet me një sërë problemesh me shëndetin.
Duka i Sussex-it, i cili aktualisht banon në SHBA, është penduar për grindjen e tij me Kate Middleton, pas kjo e fundit iu nënshtrua një operacioni abdominal.
Duke folur për revistën ‘Closer’, burimi tha:
Edhe pse shumë gjëra kanë kaluar, periudha si kjo u kanë kujtuar atyre se jeta është e shkurtër dhe familja është e rëndësishme. Sigurisht që nuk do të shërojë gjithçka brenda natës, por e ka bërë Harry-n të mendojë për gjërat ndryshe.
Burimi vazhdoi të tregojë se situata ka sjellë ‘shumë emocione’ te Harry dhe ka shtuar një ‘ndjenjë faji’.
Princi Harry u largua nga Familja Mbretërore në vitin 2020 së bashku me gruan Meghan Markle dhe djalin, Princin Archie. Çifti më vonë akuzoi familjen mbretërore për shfaqjen e racizmit ndaj djalit të tyre dhe ndanë publikisht ankesat e tyre në televizion. Harry dhe Meghan tani jetojnë në Kaliforni, ku mirëpritën edhe vajzën e tyre, Princeshën Lilibet.
Diskutime rreth kësaj post