“Përputhen” është një emision dashurie plot të papritura dhe ndodhi. Një ngjarje e papritur ndodhi para pak minutash në studio ku njëra nga konkurrentet humbi ndjenjat. Bëhet fjalë për Saiden, e cila po kalonte disa momente mjaft emocionuese me Gertin.
Ky i fundit i shprehu dashurinë Saides dhe i bëri edhe një surprizë në studio. Saide i kishte shkruar një letër romantike Gertit. Teksa po lexonte letrën ajo dukej shumë e emocionuar dhe filloi të humbasë ndjenjat.
Pamja në studio filloi të bëhej e paqartë dhe programi doli në publicitet. Pas publicitetit, Megi njoftoi që Saide është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Diskutime rreth kësaj post