Is-kryeministri Sali Berisha, pas përfundimit të marrjes në pyetje në SPAK, u ndal të flasë për mediat në ambientet e jashtme të Prokurorisë.
Ndër të tjera Berisha u pyet, nëse ka frikë për shkak se ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke folur me qytetarë dhe gazetarë. Ish – kryeministri u përgjigj se nëse i dalin gazetarë përpara nuk njeh ligj tjetër përvec atij të fjalës së lirë.
“Ajo është një masë staliniste që tregon frikën dhe tmerrin nga fjala e Berishës. Sa i përket komunikimit, po me dolën gazetarët përpara, harrojë ti se unë njoh ligji tjetër përvec komunikimit me ta de fjalës së lirë” tha ai.
I pyetur po ashtu se si e sheh të ardhmen e opozitës në kushte të tillë, Berisha u përgjigj shkurtimisht duke thënë: “Fitore e sigurë!”.
Diskutime rreth kësaj post