Berisha del nga SPAK. “Unë deklarova sa vijon; pasi i pyeta pse jetoni në këtë terror kaq të madh.. të hysh aty, hyn si në një…nuk mund ta imagjinoni se çfarë masash sigurie, a thua se ka kush kohë të merret me ta. Pasi ju deklarova se Berisha është këtu në përputhje me parimin që beson”, tha Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar sot në SPAK, ku është thirrur për t’u marrë në pyetje në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’, si person nën hetim. Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar ndodhet në masën e ‘arrestit shtëpiak’. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në mbështetje të tij kanë shkuar dhe deputetë të opozitës.
Sapo zbriti nga makina, Berisha u prit me ovacione nga deputetë dhe mbështetës të tij, të cilët janë stacionuar para SPAK. Me thirrje “Berisha, Berisha”, mbështetësit e tij e kanë duartrokitur.
Ndërkohë ish-kryeministri, në fjalën e tij para se të futej në godinën e Prokurorisë së Posaçme, deklaroi se beteja me krimin do të vijojë.
“Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike! Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore!”, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post