Një britanik i akuzuar për krijimin e një situate shqetësuese për autoritetet në Spanjë ka dalë në gjyq pas një shakaje që i kushtoi shumë.
Aditya Verma dërgoi një mesazh shqetësues përmes aplikacionit Snapchat teksa udhëtonte drejt ishullit spanjoll të Menoracas me miqtë e tij në korrik të vitit 2022.
“Jam rrugës për të hedhur në erë aeroplanin, jam një anëtar i talebanëve”, shkroi ai në rrjetin social para se të nisej nga aeroporti i Gatwick.
Mesazhi i të riut u mor nga shërbimet e sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët ua dërguan atë autoriteteve spanjolle, ndërsa avioni i tij ishte ende në ajër.
Pas mesazhit dy avionë luftarakë spanjollë F-18 u dërguan pranë avionit të pasagjerëve, të cilët e ndoqën këtë të fundit deri sa u ul në ishullin spanjoll ku iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm.
Nëse shpallet fajtor, studenti i universitetit përballet me një faturë të rëndë për shpenzimet pasi dy avionë të Forcave Ajrore Spanjolle u ngritën në ajër pas mesazhit të tij.
Ai nuk po përballet me akuza për terrorizëm ose një dënim të mundshëm me burg, por mund të gjobitet deri në 22,500 euro nëse shpallet fajtor dhe ministria spanjolle e mbrojtjes po kërkon 95,000 euro si kompensim.
Diskutime rreth kësaj post