Koreografi i njohur Albi Nako në një intervistë për Fun Club para se t’i bashkohet reality shoë-t ‘BBV3’ ka zbuluar se është në një lidhje dashurie me një balerinë emrin e së licës nuk e zbulon por tregohet ‘dorështërnguar’ duke thënë vetëm se është më origjinë nga Shkodra dhe jetojnë sëbashku.
I pyetur për bisedën e fundit me të, Albi u përgjigj: “Më tha fli me kë të duash”, por shtoi se edhe po të ishte beqar, nuk do të krijonte romancë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.
I pyetur nëse mendon se do kishte mbështetjen e ish-partneres Klaudia Pepa, Albi nuk e vendosi në dyshim duke u shprehur se gëzojnë respekt për njëri-tjetrin.
“Pa dyshim që po. Ne jemi ndarë në paqe. Unë gëzoj respekt për të, besoj edhe ajo për mua sepse e kam rritur edhe profesionalisht.”
Diskutime rreth kësaj post