Jorgen Xoxi, ish-bashkëshorti i Ledjonës, banores së Big Brother Vip, në një lidhje telefonike për “Shqipëria Live” reagoi pas akuzave, në lidhje me vajzën e tyre, duke treguar versionin e tij të historisë.
Disa ditë më parë në një koment Xoxi tha se Ledjona gënjen për deklaratat duke e quajtur mashtruese, dhe se ajo nuk e ka lejuar ta shohë vajzën e tij. Ndërkohë sot, ai pranon që Ledjona e ka dërguar në Korçë, por viziton vetëm gjyshërit. Sipas tij, vajza e tyre nuk komunikon më me atë, ashtu siç komunikonin para lidhjes së tij me një tjetër.
“Nuk kam punë me Ledjonën, dua të shoh vajzën time. Vajza vjen te gjyshi te gjyshja, i them hajde te babi, thotë ‘nuk dua’. Unë me vajzën nuk komunikoj të më thotë ça ka, më parë më fliste, e mbaja unë se unë jam babai. Nuk e faktoj dot a ka dorë Ledjona apo jo. Tashi nuk e di a e ka ndaluar. Në Korçë vjen. Nuk e di, e kam kontaktuar dy vite më parë e kam pyetur pse nuk më afrohet çupa, nuk më jepte asnjë përgjigje. Prindërit e mi nuk duhet ta prishin marrëdhënien, mbase se e kanë mbesë. I them pse nuk flisni, thonë ‘nuk duan ta mërzisim, ta bezdisim’”, tha Xoxi.
Ai tregon se vajza i ka shkruar pas komentit, duke i treguar se te shkolla i kanë përmendur babain.
“Para dy ditësh kur bëra komentin i kishte kërkuar numrin e telefonit prindërve të mi. Më tha ‘pse më ke shkruar ashtu se më thonë te shkolla ç’e kishe atë babin ashtu’, dhe i thash që ‘nuk e kupton akoma je e vogël’. Më lënduan komentet e të tjerëve, se më thanë pse të hodhi poshtë Ledjona. Më 1 dhjetor i thash prindërve që i thoni vajzës që dua ta festoj se kishte ditëlindjen, kishte thënë ‘nuk vij’, nuk doja më tha mua”.
Jorgeni pranon se ndarja e tyre ka qenë me mirëkuptim, ndërsa shprehet se i ka treguar falje vajzës për komentin.
“Ka qenë një ndarje me mirëkuptonim, rrugët tona duhet të ndaheshin. Ramë të dy dakord për ndarjen. Nuk kam unë pse të flas keq, se është nëna e vajzës sime. I kam kërkuar edhe çupës falje për komentin”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post