Ilnisa dhe Meritoni kanë qenë dy nga banorët më të komentuar të këtij edicioni në ‘Big Brother Vip. Në këtë javë të parë të lojës ata i kemi parë më shumë të fokusuar të njëri-tjetri sesa tek loja dhe strategjitë megjithëse janë përfshirë edhe në debate të forta.
Dyshja kanë krijuar një raport shumë të afërt dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga banorët. Herë i shohim të përqafuar, herë duke shkëmbyer puthje e së fundmi, Ilnisa madje kërkoi që të flinte pranë shtratit të Meritonin.
Një strategji loje ose jo, veprimet e dy banorëve flasin shumë. Sot, Juli vendosi që t’i ngacmonte paksa, teksa shfrytëzoi praninë e të dyve në oborr ku ishin mbledhur dhe banorë të tjerë.
Ai e ka pyetur Ilnisën nëse e njihte apo kishte dëgjuar për atë jashtë shtëpisë, ndërsa kjo e fundit është përgjigjur me një ‘Jo’. Më pas tre banorët vijuan bisedën duke shkëmbyer batuta.
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post