Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes, ishte një ditë më parë e ftuar në “Mos i bjer me top”, në “E Diell”, ku zbuloi disa detaje për jetën e saj private.
Moderatori i njohur, Ronaldo Sharka, e ngacmoi Efin duke e pyetur në lidhje me djalin misterioz që ka folur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
E teksa Sharka po e pyeste ‘se kush është ky djali dhe sa e do atë’, Efi e ndërpret dhe i thotë:
“Më vjen keq që do të të ndërpres sepse të gjitha këto pyetjet bien poshtë sepse unë nuk jam me asnjë njeri në këto momente të jetës sime”.
Kështu Efi tha publikisht se është ndarë nga i dashuri, duke shtuar se ndarja ka ardhur për shkak të disa arsyeve më përpara. Ndërkohë shtoi se është mërzitur nga faktorët dhe jo nga ndarja.
Më pas Ronaldo tregon një test shtatzënie dhe i thotë:
“Ky është një test shtatzënie, unë e mora të ta dhuroja e të na japësh përgjigje nëse je vërtetë shtatzënë apo jo, se shumë u përfol. Por tani që ti je ndarë nga i dashuri…”.
Duke qeshur, Efi i përgjigjet: “Po unë shtatzënë mund të jem”.
“Nuk jam. Flije mendjen. Kur të jem do ta them vetë unë. Ka gjë më të bukur se të jesh shtatzënë. Më fal që ju zhgënjeva”, shtoi më pas Dhedhes.
Diskutime rreth kësaj post