Dy helikopterë britanikë do të fluturojnë ditën e diel mbi Sheshin Skënderbej. Në një njoftim për mediat, Ministria e Mbrojtjes thotë se ky aktivitet vjen si “dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha fushat, por sidomos në atë të mbrojtjes.
Aktiviteti do të mbahet në orën 10:00-10:30. Të pranishëm do të jenë përfaqësues të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Ambasadori britanik në vendin tonë Alastair King-Smith, përfaqësues nga Bashkia e Tiranës si dhe përfaqësues të lartë të Forcave tona të Armatosura.
Diskutime rreth kësaj post