Pas zjarrit që përfshiu një ndërtesë në kufirin mes Belgjikës e Luksemburgut, humbi jetën si pasojë e flakëve, Arsid Muça, një 16-vjeçar nga Shkodra. Sipas mediave atje, në rrethana të paqarta, një godinë në qytetin e Bastogne u shkrumbua nga një zjarr që u përhap me shpejtësi.
16 vjeçari ndodhej në gjumë dhe nuk ka arritur që të dalë duke u djegur brenda. Fatmir Delaj, daja i të riut, rrëfen se viktima u detyrua të emigrojë në atë moshë të re duke mos vijuar shkollën e mesme për të ndihmuar familjen.
Tragjedia u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 18 janarit në ndërtesën e quajtur Titanic në Bastogne të Luksemburgut. Zjarrfikëset mbërritën në vendngjarje duke shuar flakët por Arsid Muça nga Shkodra ndërroi jetë.
Hetimet kanë nisur, dhe më pas autoritetet do të nisin procedurat për të sjellë trupin e viktimës në Shqipëri, por kjo kushton ndaj familjarët e të ndjerit kërkojnë ndihmën e shqiptarëve.
Diskutime rreth kësaj post