Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i është përgjigjur kreut demokrat Lulzim Basha, në lidhje me aksionin opozitar, për të cilin ky i fundit tha se i shërben Ramës.
Bardhi tha se nuk mund të japë leksione demokracie njeriu që dogji mandatet, ndërsa tha se aksioni i opozitës nuk është i pari, por është hera e parë që janë mbyllur dyert e institucioneve.
“Basha nuk është opozita, mund të jetë një segment i vogël brenda opozitës. Ka kryer disa veprime që bien ndesh me opozitën dhe ndërmerr akte kundër opozitës. Me Bashën nuk mund të portretizosh opozitën. Këtë leksionin e demokracisë na i jep njeriu që dogji mandatet. Ishte një vendim që u mor nga kryetari i partisë, që ia propozoi strukturave të partisë. Aksioni i opozitës nuk po ndodh për herë të parë, ajo që po ndodh për herë të parë është mbyllja e dyerve të institucioneve për opozitën. Të drejtat që na i garanton Kushtetuta, i mbylli dyert mazhoranca”, tha Bardhi në studion e Opinion.
Diskutime rreth kësaj post