Aktorja Olta Gixhari ka postuar disa foto ku shfaqet me një fustan të zi në sfond të kuq, duke treguar linjat e saj perfekte edhe pse në pritje të ëmbël.
“Unë 8 kg më shumë” shkruan Olta, ku siç shihet shtatzënia i ka shtuar numrin.
Kujtojmë se muajin e kaluar, ish-banorja e ‘Big Brother Vip 2’ zbuloi se ishte në pritje të ëmbël.
“Jam në pritje të ëmbël. Është folur shumë për këtë, por ku ka më mirë sesa tani dhe sot ta thuash këtë dhe të kesh një kujtim të bukur”, tha Olta Gixhari në finalen e madhe Dancing With The Stars.
Kjtojmë se Olta është mami i një djali, Amari, ndërsa gjininë e bebit që po pret nuk zbuluar ende.
Diskutime rreth kësaj post