Prokuroria e Posaçme ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e kryedemokratit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare.
Berisha disa ditë më parë i dërgoi kërkesë prokurorisë në mënyrë që ta linin të merrte pjesë në Kuvend. Pasi janë njohur me përmbajtjen e kësaj kërkese, prokurorët kanë vendosur mospranimin e saj. Avokatët e Berishës argumentuan se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës
Njoftimi i SPAK:
Personi nën hetim Sali Berisha(i përfaqësuar nga mbrojtësit e tij Sokol Mëngjesi dhe Genci Gjokutaj) ka depozituar në datën 15.01.2024 një kërkesë me anën e së cilës kërkonte lejimin e tij për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit. Pasi janë njohur me përmbajtjen e kësaj kërkese, me vendimin e datës 18.01.2024 Prokurorët kanë vendosur mospranimin e saj.
GJKKO mori vendim me 30 dhjetor që Berisha, i cili akuzohet për çështjen Partizani, të lihet në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Kjo masë sigurie u kërkua nga prokurorët e SPAK, pasi Berisha nuk respektoi masën e sigurisë detyrim paraqitje të vendosur më para. Në kërkesën e SPAK për GJKKO, theksohet se Berisha duhet të izolohet plotësisht dhe duhet që të komunikoj vetëm me familjarët e ngushtë. Po ashtu SPAK kërkoi që dera e banesës së Berishës, të ruhet me polici.
Diskutime rreth kësaj post