Ledion Lico nuk e ka pasur ndonjëherë problem të shprehurit bukur, këtë gjë e vërtetuam edhe së fundmi, teksa e pamë të rikthehej në ekran nën drejtimin e “Big Brother” dhe u duk sikur nuk ishte shkëputur asnjëherë, megjithatë fjalët më emocionues moderatori duket se i ka ruajtur për “gjysmën” e tij, Sara Hoxhën.
Sara feston sot datëlindjen, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka zgjdhur ta presë ditën speciale me të gjithë miqtë, kolegët dhe njerëzit e zemrës, ndërsa sigurisht ka marrë shumë urime, si nga të pranishmit në festë, ashtu edhe nga ndjekësit në rrjetet sociale. Por urimin më të bukur e ka marrë nga Ledioni, i cili bashkangjitur me dy foto pikërisht nga festa dje, shkruan:
“Nuk ke patur ndonjëherë kaq qirinj për të fikur, por gjithashtu nuk ke patur ndonjëherë kaq shumë arsye për të festuar. Gëzimin që ke në sy këtë ditëlindje uroj ta kesh gjithmonë. Nuk po zgjatem mos me u sheqeros. Të dua!”
Shumë urime edhe nga ne Sara dhe me krahë të lehta (Big Brother-i).
Diskutime rreth kësaj post