Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.
Mëngjesin e sotëm Roza i ka bërë disa pyetje Merit në lidhje me jetën e saj personale, të cilave Meri nuk ka ngurruar t’i përgjigjet. Pyetje të cilat kanë lidhje me historitë e dashurisë që Meri mund të ketë kaluar në jetën e saj dhe nëse është dashuruar ndonjëherë, ajo është përgjigjur:
Roza: Ke dashuruar ndonjë herë me zjarr me shpirt?
Meri: Ç’të them ndoshta mendoj se jam dashuruar, po dhe ndoshta nuk kam dashuruar, është çështje si e kam konceptuar
Roza: po e formuloj ndryshe, a të kanë dashuruar ndonjë herë me shpirt?
Meri: Po ku e di unë mbase dhe më dashurojnë dhe tani po ahahhaha… na kanë dashuruar, po kush nuk na dashuron ne mi Roza ke parë njeri që nuk na dashuron neve…
Diskutime rreth kësaj post