Avokati Spartak Ngjela ka sqaruar se çfarë ndodh nëse Berisha nuk paraqitet në SPAK dhe nëse gjykata e dënon penalisht.
Në një intervistë televizive, Ngjela tha se nëse Berisha nuk shkon në SPAK, autoritetet kanë të drejtën ta marrin me forcë.
“Berisha nuk paraqitet, është në burg, arresti shtëpisë është burg, është njëlloj në konceptin juridik. Nëse nuk shkon fizikisht, kanë të drejtë ta marrin me forcë. Edhe kur nuk ishte i arrestuar kishin të drejtë ta merrnin me forcë, por nuk e morën me forcë prandaj e vunë masën e arrestit ta kenë të kontrolluar ta marrin kur të duan”-tha Ngjela
I pyetur për ‘fatin’ e PD-së, Ngjela tha se dy palët e ndara duhet të bashkohen në një të vetme, duke e lënë jashtë Sali Berishën. Ngjela tha se nëse Berisha dënohet, Bashës i lind e drejta të rikrijojë PD, të ribashkohet dhe të zgjidhet një lider i ri. Nëse funksionon kështu, PS nuk qëndron më shumë se 5 muaj në pushtet sipas Ngjelës.
“Basha me eliminimin e Saliut ka hyrë në histori me shenjë pozitive apo negative. Unë them pozitive por do e tregoj koha. Tani që do dënohet Berisha do të shohim si do dalë historia e Bashës. Nuk ia uroj Berishës dënimin penal, por e humbet të drejtën nëse merr dënimin penal. Nuk mund të jepet mendimi për një njeri që po shkon drejt akuzës penale. Berisha ka një defekt të madh që është non grata në Amerikë, nëse do dënohet atëherë Bashës si lind e drejta të rikrijojë PD. Këtu do ta shohim Bashën sa e ka vlerën te forca bashkuese, a do e pranojnë ata të tjerët apo jo. Të të pranojnë duhen disa kritere, programi, audienca. Kur të bëhet bashkimi, do shikojmë kush do jetë lideri i ri i PD. Nëse çështja ecën këtë rrugë, nuk ecën më shumë se 5 muaj partia socialiste në drejtim.”
Sa i takon pyetjes se kujt i takon të ketë përfaqësi në komisionin e reformës zgjedhorë, PD-së zyrtare apo apozitës parlamentare, sipas Ngjelës, juridikisht i takon PD ligjore. Ngjela tha se e vetmja zgjidhje është që dy ‘krahët’ e PD-së të bashkohen dhe të zgjedhin një përfaqësi të vetme, që sipas tij duhet nga krahu i aksionit opozitar.
“Juridikisht i takon PD-së ligjore. Politikisht dhe moralisht, edhe në funskion të drejtësisë i takon që të dyja krahët e opozitës të zgjedhin një. Këta (PS) do ta bëjnë me zyrtaren se do i qëndrojnë karakterit formal të ligjit. Tani vijmë të formalizmi, opozita zyrtare, bëjnë sikur nuk kuptojnë se duhet të ketë një parti, një parti që ta njihte gjykata. Nuk e pranon Saliu të krijojë parti, ngul këmbë jashtë sensit logjik. Kriza që kaloi Berisha, ndau partinë. Që opozita të jetë e bashkuar, fakti që Berisha është i arrestuar dhe nuk është prezent, këtyre u takon të bashkohen dhe të nxjerrin bashkëkryetarin e tyre. Po të isha unë do ta merrja nga krahu i aksionit opozitar se kshu fillon zbutja për dy krahët e PD. Imagjinoni tani jemi shoqëri një partiake, nuk e mund dot të përçarë. Ai tjetri (Rama) do shkojë në zgjidhje me Metën. Çështja është këta kanë një rast, nuk e kanë kryetarin që është non grata, do bashkohen? Nuk e di. Unë po ua trajtoj me pragmatizëm. Pa opozitën do të ishte e çalë, do ecim me protezë, një këmbë të rregullt tjetra me protezë që dëmton demokracinë. Ligji zgjedhor është i rëndësishëm, ka shumë pika që duhet të ndryshojnë në mënyrë urgjente. Nuk ka logjikë që komisionit e tilla të jenë një partiakë”-tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post