Gazment Ujkashi ka shpërthyer në ofendime ndaj konkurrentes së Big Borther Vip, Sara Gjordeni, pasi kjo e fundit ka ndërhyrë në bisedën e tij me Albi Nakon.
Ai e ka cilësuar Sarën ‘budallaqe’, ndërsa në debat e sipër e ka shtyrë me krah.
Konkurretja i është kthyer duke i thënë mos ta prekë më me dorë.
Debati
Debati mes Sarës dhe Gazit:
Gazi: Sa më shumë të ketë urrejtje dhe pakënaqësi për një banor, ai është lojtari fitues
Sara: Ç’na çave kokën o Gaz
Gazi: Do më lësh, se ta futa mbrapsht. Ik m’u hiq qafe, në kulmin e muhabetit ti më hidhesh mua. Ne duke bërë muhabet këtu, ti më bën dërr dërr…
Sara: Hë re ti, vetë the kush ka më shumë pakënaqësi
Gazi: Ai hodhi fjalë, bëri agresivitet, ti më hidhesh mua. Qenke budallaqe për Zotin. Më nxive jetën.
Sara: O Gaz!
Gazi: O shoku, kur flas me një… pse më hidhesh në qafë
Diskutime rreth kësaj post