Arbër Hajdari dha partnerja e tij, Vlera janë bërë prindër për herë të parë.
Ka qenë vetë Hajdari ai që ka konfirmuar këtë lajm të bukur për të gjithë ndjekësit e tij përmes një postimi, të shoqëruar me një foto në të cilën shihet së bashku me të bijën e porsalindur.
Në një intervistë nga Ronaldo Sharka gjatë natës së parë të Big Brother VIP 3, Arbëri ka treguar se si ndihet tani që është bërë baba.
“Kam vetëm 48 orë që jam bërë baba, tani më kanë filluar të dridhurat e para të qenit baba. Shpresoj që të reflektojë sa më mirë tek unë. Di të them që ia uroj atyre njerëzve që janë beqar, ishte një ndjenjë e papërshkrueshme. E kisha me të dëgjuar, por e përjetova jashtëzakonisht shumë mirë dhe ia uroj të gjithëve”, u shpreh Arbër Hajdari.
Më herët Arbëri ka deklaruar se nuk do ishte më pjesë e Big Brother si opinionist. I pyetur nga Ronaldo Sharka arsyen që e bëri të rikthehej sërish në karrigen e opinonistit Arbër Hajdari shprehet: Unë jam shpreh që nuk mendoj se do jem pjesë e Big-ut, por kam rimarrë ftesën dhe e kam pranuar sepse përmes Big Brother i cili është një spektakël që ka një audiencë mbarë-ndërkombëtare, uroj që të shërbejë për shoqërinë shqiptare, për të promovuar apo kritikuar dhe uroj që banorët të ngrihen në lartësinë e duhur, për të treguar kush janë dhe vlerat qytetare, intelektuale njerëzore.
Përsa i përket marrëdhënieve me dy ish-opininistet e Big Brother Zhaklina Lekatari dhe Balina Bodinaku, Arbëri shprehet se për rikthimin e tij në Big Brother ia ka uruar vetëm Zhaklina.
Ronaldo Sharka: Dy ish-opinionistet e BBV Zhaklina Lekatari dhe Balina Bodinaku të kanë uruar për këtë rinkofirmim të edicionit të tretë?
Arbër Hajdari: Po Zhaklina më ka uruar.
Diskutime rreth kësaj post