Sonte në mbrëmje, starton edicioni i tretë i formatit të shumëpritur “Big Brother VIP Albania 3”. Kujtojmë që, moderatorja Arbana Osmani, përmes një reagimi në rrjete sociale, bëri një urim duke shkruar:
Pak para nisjes së “Big Brother VIP 3”, Luiz Ejlli ka diçka për t’u thënë banorëve të rinj
“Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtezakonshme televizive, pjese e se ciles kam patur fatin dhe privilegjin të jem per shume vite me rradhë. Perjetë falenderuese dhe mirenjohëse Tanit që me zgjodhi atehere kur besim te une nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me te cilat vazhduam per dy vite t gozhdojme shqiptaret para ekranit per muai me rradhe duke bere bashke gjithe familjen.
Shume suksese sonte mikut tim te vjeter @mr.ledionlico i dhe gocave te mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as always! E në fund faleminderit juve, ndjekësve te mi, per te gjithe vleresimin dhe dashamiresine karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmone. Ju dua”.
Por, pas reagimit të moderatores, disa fjalë për stafin e ri i ka edhe Eduart Grishaj, i cili në sezonin e kaluar ishte regjisor i spektaklit.
Grishaj nuk mund të linte pa hedhur kunja në drejtim të “Big Brother VIP 3”.
“Shumë suksese stafit të ri dhe të vjetër të Big Brother Albania. Uroj ta vazhdoni rrugën ne autostradën që krijuam në vitet e kaluara. Kurse bashkë takohemi me projekte të reja këtë vit. Mirupafshim Yjee”,- ka shkruar Grishaj bashkangjitur një foto të tij brenda shtëpisë së “Big Brother” në edicionin e kaluar.
Grishaj ka zgjedhur që të kalojë disa ditë pushime në Itali, së bashku me bashkëshorten e tij Arbana Osmanin dhe prej andej uroi stafin e ri për mbrëmjen e sotme.
Kujtojmë se pak ditë më parë, u zbulua se Eduart Grishaj, njëkohësisht edhe partneri i Arbanës, nuk do të jetë regjisori i këtij edicioni.
Në vendin e tij do të jetë Ergys Lubonja, i cili ka ndarë disa detaje teknike rreth emisionit.
Diskutime rreth kësaj post